13:18 / E Enjte, 17 Maj 2018 / indeksADMonline

Djali i ish deputetit: U largove nga unë pa të përqafuar për herë të fundit

Pas ndarjes nga jeta të ish deputetit të Kuvendit të Kosovës, Kujtim Pacakut, djali i tij Denuri e ka përkujtuar atë me disa fjalë prekëse.

Përmes një postimi në Facebook, ai shprehet se do jetë gjithmonë krenar me të.

“U largove nga unë pa të përqafuar e shikuar për herë te fundit. Gjithmonë do të mbetesh në zemrën time. Unë gjithmonë do të jem krenar me ty e ti ishe dhe do të mburresh çdo herë me mua. Dritë të pastë shpirti më i dashuri im, babi im!” ka shkruar ai.

Ndryshe, duhet përkujtuar se Pacaku gjithashtu ishte poet e aktivist i komunitetit rom.

Kujtim Paçaku u lind në mars të vitit1959. Ai kreu studimet e degës së Muzikës në Akademinë e Arteve, dhe ato postdiplomike në Pedagogjinë Muzikore, për t’u bërë më vonë edhe nxënës në klasën e legjendës së filmit Faruk Begollit, në Akademinë për Aktrim dhe Regji./Indeksonline/