Djali i ish komandantit të UÇK-së i dyshuar për krim të organizuar
Djali i ish komandantit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Sabit Geci është i dyshuar për Policinë e Kosovës.
Kjo ka qenë arsyeja që Njësia Speciale ka trokitur në shtëpinë e Gecit mëngjesin sotëm.

Burimet e Indeksonline brenda policisë kanë thënë se djali i Sabit Gecit është i dyshuar për krim të organizuar, detyrimit-fajdes.
Nuk ka informacione nëse i njëjti ka përfunduar në pranga të policisë porse bastisja ka zgjatur për disa orë në Pejton të Prishtinës.

Sipas burimeve, në lidhje me këtë hetim janë dhjetë lokacione që janë kontrolluar./Indeksonline/