19:30 / E Premte, 07 Dhjetor 2018 / indeksADMonline

Djali i ish ministrit kosovar në prova te skuadra e njohur gjermane

Endrit Demolli është një nga emrat e talentuar që premton shumë për Kosovën. 17 vjeçari që luan për përfaqësuesen U19 të Kosovës është djali i ish ministrit të FSK-së, Haki Demolli.

Futbollisti që angazhohet te skuadra e Flamurtarit në Superligë kohë më parë i kishte kaluar me sukses provat te skuadra e famshme norvegjeze, Valerenga.

Por, para tij është një sfidë më e rëndësishme. Demolli do të provohet te skuadra e njohur gjermane, Bochum.

Të martën e ardhshme, 17 vjeçari i Kosovës do të testohet para trajnerëve e ekspertëve gjermane te skuadra nga e cila kanë dalur emra të njohur në futbollin gjerman./Indeksonline/