75 Mall Live Search
19:50 / E Hënë, 21 Dhjetor 2020 / Blerim

Djali i Kadri Veselit feston ditëlindjen, Sami Lushtaku e befason

Sami Lushtaku ka shkuar në shtëpinë e Kadri Veselit, pasi në mungesë të këtij të fundit që gjendet në Hagë, ka dashur të jetë pranë familjes së tij me rastin e ditëlindjes së Yllor Veselit.

Lushtaku ka publikuar disa fotografi me djalin e Veselit dhe gruan e tij, duke i uruar ditëlindjen.

“Djaloshi më i këndshëm, Yllor Veseli, djali i mikut tim Kadri Veseli, sot ka mbushur 11 vite. I dëshiroj fëmijëri të hareshme, shëndet e gëzime në jetë, bashkë më prindërit e familjen!SL”, ka shkruar ai në Facebook.