21:51 / E Premte, 08 Qershor 2018 / indeksADMonline

Djali i Kadri Veselit maturant, ja urimi i kryeparlamentarit (Foto)

Klestori, djali i kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli sot po feston semi-maturën.

Këtë e ka bërë të ditur vet kryetari i Kuvendit të Kosovës, Veseli përmes një postimi në rrjetet sociale, transmeton Indeksonline.

Bashkangjitur me urimin për maturën e të birit, Veseli ka publikuar edhe një imazh të tij. Në këtë fotografi shohim se Klestori i ka ngjarë shumë të atit, Kadri Veseli.

Më poshtë gjeni postimin e plotë të Veselit.

Djali ynë, Klestori, bashkë me moshatarët e tij, feston sot semimaturën. Violeta dhe unë jemi shumë krenarë. Urime dhe fat për gjithë semimaturantët. Secili duhet të punojmë që gjeneratat e reja të shkollohen dhe të jetojnë në një Kosovë sa më të mirë.

Image may contain: one or more people, people standing and suit