75 Mall Live Search
08:46 / E Hënë, 15 Shtator 2025 / Z S

Djali i Kadri Veselit paraqitet në Hagë, përcjellë nga afër gjykimin ndaj babait të tij

Gjatë ditës së sotme pritet të vazhdojë gjykimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së në Hagë.

E nga afër gjykimin po e përcjellë edhe djali i Kadri Veselit, Klestori. Ai është parë duke hyrë brenda objektit të Gjykatës Speciale.

Theksojmë se sot Ish-ndihmësi i Sekretarit amerikan të Shtetit, James Rubin, do ta nisë dëshminë e tij para Gjykatës Speciale, në mbrojtje të ish-krerëve të UÇK-së.

Seanca do të fillojë në orën 9:00, përmes transmetimit me 45 minuta vonesë./Indeksonline/