75 Mall Live Search
22:04 / E Hënë, 06 Tetor 2025 / BA

Djali i këngëtares së njohur ndërron jetë një ditë pas ditëlindjes

Ike Turner Jr., djali i Tina dhe Ike Turner ka ndërruar jetë në moshën 67-vjeçare. Ai mbylli sytë përgjithmonë më 4 tetor në një spital të Los Anxhelesit, tha e afërmja e tij, Jacqueline Bullock për TMZ. Ike kishte festuar ditëlindjen e 67-të vetëm një ditë më parë.

Sipas saj, shkak ishte mosfunksionimi i veshkave. Shëndeti i Ike ishte përkeqësuar vitet e fundit pasi kishte probleme me zemrën dhe muajt e fundit kishte kaluar një infarkt.

Tina i adoptoi Ike Jr. dhe Michael në moshë të hershme. Ike Jr. u bë një muzikant i suksesshëm dhe bashkëpunoi me të dy prindërit. Ai ishte inxhinieri i zërit të Tina pasi ajo u nda nga solisti i Kings of Rhythm.

“Tina më rriti që në moshën 2-vjeçare. Ajo është nëna e vetme që kam njohur”, tha ai në vitin 2018. Por marrëdhënia e tyre ishte e ndërlikuar dhe para se ajo të ndërronte jetë në maj 2023, ata nuk flisnin.

“Nëna ime po jeton jetën e saj, ka një bashkëshort të ri dhe është në Europë. Ajo nuk do të ketë të bëjë me asgjë që lidhet me të shkuarën.”

Ike Jr. u arrestua për posedim kokaine në qershor 2023. Ai ndodhej në burg kur Tina ndërroi jetë në moshën 83-vjeçare./tvklan