20:04 / E Premte, 09 Mars 2018 / indeksADMonline

Djali i Kluivert: Nëse më thërret Messi, ma luhatë të ardhmen!

Justin Kluivert, djali i ish legjendarit, Patrick Kluivert ka folur për të ardhmen e tij.

Supertalenti i Ajax ka thënë se nëse do ta thërriste Messi te Barca, do ta kishte vështirë që ta refuzonte.

“Jam i hapur për të gjitha skuadrat e mëdha. Ajaxi është skuadër e madhe, por dua të luaj në një kampionat më të fortë. Nëse do të më telefononte Messi, me siguri se nuk do të mund ta refuzoja Barcelonën. Por, kjo nuk do të thotë se do të refuzoja edhe ofertë nga Real Madridi” ka thënë Kluivert./Indeksonline/