Djali i Kolë Berishës largohet nga Kabineti i kryeministrit Hoti, ja njoftimi i tij

Visar Berisha, këshilltar për shëndetësi i kryeministri Avdullah Hoti, ka njoftuar se nga sot nuk do të bëj pjesë në kabinetin e Hotit, shkruan IndeksOnline.
Ai nuk bëri të ditur arsyejet e largimit të tij.
“Parimet, lojaliteti ndaj Republikës dhe barazia kanë qenë ato që më kanë nxitë me qenë pjesë e projektit politik për këta muaj. Të njejtat po i marr me vete pa ndryshuar asgjë në to”, tha ai.
Kujtojmë se, Visar Berisha është djali i ish-kryeparlamentarit të Kosovës, Kolë Berisha. Ai ishte kryetar i Kuvendit në periushën 2006-2007.
Postimi i plotë:
Te dashtun,
Zyrtarisht prej sot nuk jam më pjesë e Zyres se Kryeministrit te Kosoves. Arsyet jane te mijat dhe do mbesin te tilla. Ndjehem mire me perpjekjet e noj here edhe me arritjet qe kam mbrri me ia ba vendit nepermjet asaj zyreje.
Parimet, lojaliteti ndaj Republikes dhe barazia kane qene ato qe me kane nxite me qene pjese e projektit politik per keta muaj. Te njejtat po i marr me vete pa ndryshuar asgjà ne to.
Vazhdoj me besu se kjo Qeveri ka ba deri sot njanin prej akteve me patriotike te 10 viteve te fundit, ne mbrojtje te sovraniteti te Kosoves, duke nenshkruar Marreveshjen e Washingtonit! ??