75 Mall Live Search
16:57 / E Martë, 17 Dhjetor 2019 / indeksADMonline

“Djali i Kosovës”, kënga e cila frymëzonte ushtarët e UÇK-së para se të dilnin në front

Liria që ne gëzojmë sot është falë gjakut të martirëve dhe luftës së drejtë e të pastër të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Të etur për liri, me një ideal të vetëm, çlirimin nga armiku serb, shumë të ri e të reja rrokën armët në duar, ndërsa shumë nga ta tokës shqiptare, ia falën edhe jetën.

Një nga ish-luftatarët më të etur, ishte edhe Anton Quni, tani deputet i Kosovës, dikur një nga prijësit e luftës.

Ish-komandati, madje sot përmes një fotografie e mbishkrimi ka dhënë edhe një detaj nga lufta, shkruan Indeksonline.

Ai tregon se pikërisht me këngën “Djali i Kosovës” nga Edona Llalloshi, luftëtarët e lirisë që përgatiteshin për në front e nisnin ditën.

Këngë kjo frymëzuese për ta, ndërsa si shenj falënderimi Quni ka publikuar një fotografi me këngëtaren Llalloshi dhe prindërit e saj, ku tregon se kanë kaluar së bashku një mbrëmje në Prizrenin e bukur.

“Me këngën “Djali i Kosovës” të Edona Llashoshit, e nisnin ditën luftëtarët e lirisë që po përgatiteshin për në front, ushtaret e UÇK’s në QSU Papaj, Tropoje.

Detajet që na frymëzonin në ato kohëra, na bashkojnë fort me protagonistët.
I nderuar dhe i lumtur që me Edonen dhe prindërit e saj, sot shijuam mbrëmjen në Prizrenin e bukur”, shkruan ish-komandati./Indeksonline