Djali i legjendës Ferguson bëhet njeriu më i urryer në futbollin anglez, mbrëmë kishte mundësi të bënte histori

Skuadra e Evertonit mbrëmë shënoi fitore me shifrat 2:0 në “Goodison Park” ndaj Peterboroughit në Kupën FA në Angli, duke u kualifikuar në raundin tjetër.
Në këtë ndeshje ka mundur të shkruhet një histori, por këtë s’e lejoi trajneri Darren Ferguson, i cili është djali i legjendës dhe ish-trajnerit të Manchester Unitedit, Sir Alex Ferguson, shkruan Indeksonline

Ashley Young, futbollisti i Evertonit ka mundur shumë lehtë të luante disa minuta kundër djalit të tij, Tyler – i cili mbeti në stolin e skuadrës kundërshtare dhe trajneri nuk i dha mundësinë që të futej në fushën e blertë.
Të gjithë në rrjetet sociale janë duke e kritikuar trajnerin e Peterborought që nuk ia dha mundësinë 18-vjeçarit të luante ndoshta ndeshjen më interesante në histori, pra kundër babait të tij, por edhe anasjelltas, kjo për Ashley Young do ishte “qershia mbi tortë” në karrierën e tij si futbollist, duke pasur parasysh se është afër fundit të karrirës shumëvjeçare.
Në fundin e ndeshjes, Ashley Young shkoi të djali i tij dhe e motivoi me fjalë, pasi Tyler u ndje i dëshpëruar që nuk pati minuta. Tyler gjatë këtij sezoni ka luajtur vetëm 27 minuta në EFL Trophy me fanellën e Peterboroughit./Indeksonline/
Darren Ferguson without doubt the biggest bellend in football.
— Jack Redmond (@Redser702) January 9, 2025
Costing his own player a memory of a lifetime getting to play against his own dad. Just put him on for 5 minutes at the end
Ironic as fuck considering the only reason Ferguson is in football is his own dad like https://t.co/3WuluDP3EQ