Djali i legjendës së futbollit thyen qafën, bashkëlojtari i sulmuesit shqiptar
Portieri gjermano-amerikan, Jonathan Klinsmann ka pësuar një thyerje të qafës duke luajtur për klubin italian Cesena të shtunën.
Klinsmann, i cili është dhe djali i ish-trajnerit të SHBA-së dhe legjendës së Gjermanisë, Jurgen Klinsmann, u desh të nxirrej nga fusha me barelë në kohën shtesë të humbjes 2-0 të ekipit të tij në Serie B ndaj Palermos, pas një përplasjeje me një lojtar kundërshtar.
Ai është bashkëlojtar edhe i lojtarit shqiptar, Stiven Shpendi.
Ai u dërgua në spital ku analizat zbuluan se, përveç një prerjeje në kokë, 29-vjeçari kishte pësuar një frakturë të rruazës së parë të qafës.Në një deklaratë, Cesena tha se Klinsmann e kaloi natën nën vëzhgim në Ospedali Riuniti Villa Sofia – Cervello në kryeqytetin sicilian.
“Testet zbuluan një frakturë të vertebrës së parë cervikale, për të cilën portieri do t’i nënshtrohet testeve të mëtejshme dhe një konsulte neurokirurgjikale”, shtuan ata./IndeksOnline/

