75 Mall Live Search
07:59 / E Enjte, 04 Korrik 2024 / G T

Djali i legjendës shqiptare firmos me skuadrën e njohur nga Championshipi i Anglisë

Djali i ish-kapitenit të Kombëtares shqiptare, Rudi Vatës, Rocco, është gati për një aventurë të re pasi kaloi disa vite te Celtic në Skoci.

Gazetari italian, Fabrizio Romano ka konfirmuar se 19-vjeçari ka pranuar të transferohet në Angli te skuadra e Watford, shkruan Indeksonline

Ky transferim u krye për 200 mijë funta që shkuan në llogarinë e Celtic, ndërsa Vata do të kryejë vizitat mjekësore të enjten (sot), që më pas do të firmosë dhe një kontratë deri në vitin 2028.

Për të ka pasur interes dhe nga Italia, me Bolognan dhe Comon që u përpoqën ta bindnin 19-vjeçarin, por duket se ai ka zgjedhur Anglinë si destinacionin e tij të ardhshëm./Indeksonline/