75 Mall Live Search
16:44 / E Martë, 13 Gusht 2019 / indeksADMonline

Djali i madh i Angelina Jolie mbush 18 vite, ata festojnë së bashku

Maddox është djali i madh i adoptuar nga aktorja Angelina Jolie i cili tanimë ka mbushur 18 vite, transmeton Indeksonline.

Ndryshe nga të famshmit e tjerë të cilët zgjedhin të festojnë nëpër vende luksoze ata u panë duke ngrënë një drekë në Clevland, Ohio.

Maddox u pa i veshur me një bluzë të zezë dhe një kapelë të bardhë bejsbolli ulur pranë Angelinës 44 vjeçare e cila kishte veshur një fustan rozë.

Ata vizituan miken e tyre Loung Ung e cila publikoi një fotografi ku shkruante: “‘Angelina dhe Maddox më vizituan në Cleveland  javën të kaluar për një dolli për ditëlindjen e 18-të të Maddox! Ne filluam me drekën në Market Garden Brewpub dhe një vizitë në Ohio City Farm / Programi i Reagimit të Refugjatëve dhe Muzeu i Artit i Cleveland! U njoha me Maddox kur ai ishte vetëm një vjeç dhe sot ai mbush tetëmbëdhjetë vjeç dhe shkon në kolegj! Aq krenar! Gëzuar ditëlindjen, Maddox! ‘”

Fituesja e çmimit të çmimit Oscar, së pari u takua me Maddox kur ishte tre muajsh, me aktorin dhe burrin e saj të atëhershëm Billy Bob Thornton aplikuan për ta birësuar në Kamboxha.

Në Mars 2001, Angelina dhe Billy Bob njoftuan se po adoptonin Maddox tani shtatë muajsh nga një jetimore në Battambang; megjithatë, çifti u nda në maj të njëjtit vit, dhe Angelina adoptoi vetëm djalin e saj. /Indeksonline/