75 Mall Live Search
16:34 / E Hënë, 26 Janar 2026 / L A

Djali i Maldinit me klub të ri, i bashkohet gjigantit italian

Djali i Paolo Maldinit, Daniel është bërë me skuadër të ri.

Ai ka vendosur të largohet nga Atalanta, për t’ju bashkuar skuadrës nga kryeqyteti, Lazio.

Largimi i tij nga Bergamo do të jetë i përkohshëm, pasi që ai do të huazohet me opsion të blerjes prej 14 milionë eurove.

Maldini, ka bërë vetëm 11 paraqitje me Atalantën këtë sezon dhe kjo lëvizje mund t’i ndihmojë të ketë më shumë minuta dhe ngritje në formë./IndeksOnline/