Djali i Marcelos ftohet nga kombëtarja e Spanjës

Djali i Marcelos, Enzo po ndjek hapat e babait të tij duke u bërë futbollist.
Mirëpo nuk do të ndjek hapat e tij në nivel kombëtar, pasi që ka vendosur të përfaqësojë Spanjën në grupmoshat U17.
Enzo, po ashtu është pjesë e grupmoshave të Real Madridit dhe ndryshe nga babai i tij ai luan në pozitën e sulmuesit.
Spanja U17, gjendet në raundin e dytë të ligës A dhe ka në grup Norvegjinë, Austrinë dhe Gjermaninë./IndeksOnline/