75 Mall Live Search
17:26 / E Martë, 22 Prill 2025 / L A

Djali i Marcelos shënon golin e parë për Spanjën, ja reagimi i ish-futbollistit

Enzo Alves po shkon drejt hapave të babait të tij, Marcelos.

Pas golit të tij të parë me grupmoshat e Real Madridit, Enzo Alves ka arritur të shënojë golin e parë edhe në nivel kombëtar.

Ndryshe nga babai i tij që përfaqësoi Brazilin, Enzo ka vendosur që të luajë për Spanjën.

Ai shënoi në ndeshjen ndaj Austrisë dhe në një video të postuar në rrjetet sociale shihet ish-ylli i Real Madridit, duke festuar golin e djalit të tij.

Spanja U-16, arriti të fitonte ndaj Austrisë me rezultat 2-0./IndeksOnline/