Djali i Medës bën hapin e parë në karrierë si futbollist
Aldion Përgjeçaj ka dëshmuar se ka të ardhme të ndritur në futboll.
Djali i artistit të njohur, Meda, ka bërë një hap të rëndësishëm për karrierën e tij, duke nënshkruar për ekipin gjerman, Sv Waldhof Manheim, shkruan IndeksOnline.
Ai ka pozuar me fanellë, krahas babait dhe shokëve të tij të skuadrës, të cilët po ashtu janë shqiptarë. Përformancat e tij rezultojnë të jenë të shkëlqyeshme dhe po spikaten edhe nga stafi teknik i ekipit.
Urojmë që e ardhmja e tij do të jetë dinjitoze, pse jo edhe nën fanellën e “Dardanëve”./IndeksOnline/


