Djali i Netanyahut sulmon Katarin, e quan Emirin e vendit “Hitler modern”

Yair Netanyahu, djali i kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu, ka akuzuar rëndë Katarin, duke e cilësuar si burimin kryesor të urrejtjes kundër Izraelit dhe hebrenjve në mbarë botën.
Në një postim në platformën X (ish-Twitter), Yair Netanyahu shkruan se çdo hebre është në rrezik serioz, për shkak të fushatave të shpifjeve që, sipas tij, financohen nga Katari.
“Çdo hebre në të gjithë botën është në rrezik serioz për shkak të dekadave të shpifjes ndaj hebrenjve dhe shtetit hebre. Kjo është ajo që po bën Katari, i cili inkurajohet nga miliarda dollarë të investuar në shtet,” – tha ai.
Në vijim, ai e krahasoi situatën me epokën e nazizmit në Gjermani.
“Emiri i Katarit, Tamim bin Hamad Al Thani, dhe nëna e tij, Sheikha Moza bint Nasser Al-Missned, janë Hitleri dhe Goebbelsi bashkëkohorë,” – shkroi djali i kryeministrit izraelit.
Deklaratat e Yair Netanyahut kanë shkaktuar reagime të forta në rrjetet sociale dhe pritet të tensionojnë më tej marrëdhëniet tashmë të ftohta midis Izraelit dhe Katarit.