20:27 / E Mërkurë, 31 Korrik 2019 / indeksADMonline

Djali i Osama bin Ladenit besohet të ketë vdekur, disa muaj pasi Amerika dha 1 milion dollarë për kapjen e tij

Sh.B.A thuhet se ka marrë nga inteligjenca një informatë se djali i Osama bin Laden dhe trashëgimtari i mundshëm i perandorisë së tij terroriste, Hamza bin Laden, ka vdekur.

Nuk dihet nëse SH.B.A. luajti një rol në vdekjen e Hamzës apo nëse vdekja ishte konfirmuar, sipas NBC News, e cili raportoi inteligjencën të Mërkurën duke cituar tre zyrtarë të SH.B.A, përcjellë Indeksonline.

Në mars, Departamenti i Shtetit dha një çmim prej 1 milion dollarë për informacione që çuan në kapjen e Hamzës./Indeksonline/