Djali i presidentit amerikan, Hunter Biden në prill publikon memoarin e tij, tregon për betejën me drogën

Hunter Biden do të publikoj memoarin e tij në prill të këtij viti, e në të cilin do të flas për betejën e tij me drogën.
Hunter Biden do të publikoj këtë memoar të titulluar “Beautiful Things” , “Gjëra të bukura”, libër ky që do të botohet me 6 prill nga Simon & Schuster. Vlera e marrëveshjes për botimin e këtij libri nuk është ende publike, por se ajo do të publikohet pikërisht në datën ku Hunter do të mbush 51 vite, shkruan Daily Mail, transmeton IndeksOnline.
‘Beautiful Things’ nga disa autor mori lwvdanta, duke pwrfshirw edhe Stephen King, Dave Eggers dhe Anne Lamott.
“Në kujtimet e tij tronditëse dhe të lexueshme me detyrim, Hunter Biden dëshmon përsëri se çdokush – madje edhe djali i një Presidenti të Shteteve të Bashkuara – mund të marrë një udhëtim në rrugicën e makthit”, shkruan mes tjerash King.
Në një fragment të lëshuar nga Galeria, Biden shkruan në librin e tij, “Unë vij nga një familje e farkëtuar nga tragjeditë por e lidhur nga një dashuri e jashtëzakonshme, e pathyeshme”.