75 Mall Live Search
09:41 / E Enjte, 06 Maj 2021 / AR

Djali i Princit Harry feston ditëlindjen e dytë, merr këtë urim nga Familja Mbretërore!

Llogaria zyrtare e familjes mbretërore në Twitter ka publikuar një foto te Archie që ditën kur ai lindi duke i bërë urimet më të mira vogëlushit i cili është në rresht të fronit.

Familja Mbretërore ka dërguar mesazh prekës Princit Harry dhe djalit të tij Archie në ditëlindjen e dytë, transmeton Indeksonline.

Archie sot mbush dy vjet dhe këtë datë të veçantë do ta kaloj në LA me prindërit e tij.

Familja mbretërore shpërndau disa imazhe duke i uruar ditë të lumtur sot.

Clarence House e cila  përfaqëson Princin Charles dhe gruan Camilla, shkruajti: “Gëzuar ditëlindjen Archie, i cili mbush dy vjeç sot”.

Archie ka lindur me 6 maj në vitin 2019, por koha në MB ishte jetëshkurtër./Indeksonline/

Charles-Louis-Trooping