Djali i prokurorit Berisha për përleshjen fizike me Xhavit Drenorin: Më ka sulmuar pastaj në vetmbrojtje reagova

Ish-kandidati për kryetar të Iniciativës Qytetare “Green për Drenas”, Xhavit Drenori është sulmuar fizikisht gjatë ditës së sotme.
Në një prononcim për Indeksonline, ai theksoi se është sulmuar nga djali i prokurorit Ibrahim Berisha.
“Isha i paralajmëruar përmes telefonit para disa ditësh ndërsa sot afër zyrës sime më kishte pritur dhe ndodhi gjithçka”, shprehet Drenori.
Por, Ramadan Berisha, për IndeksOnline tregoi se si ndodhi ngjarja.
Sipas tij, fillimisht Drenori e kishte pyetur ku je djali i prokurorit, ndërsa i është përgjigjur “i cilit prokuror” – Drenori i ka thënë se “dihet i cilit, Ibrahim Berishës”.
Berisha tregoi se aty Drenori e ka sulmuar me këpucë, dhe pastaj ka thënë se në vetëmbrojtje e ka sulmuar Drenorin.
“Deri sa isha për punët e mia në një zyrë te një avokat. Duke dalë nga zyra e avokatit rastësisht jam taku me Xhavit Drenorin, dhe i cili më tha mua ku je djali i prokurorit, unë ia ktheva, i cilit prokuror? Ai me tha dihet i cilit prokuror. Pastaj ka filluar të me fyejë dhe në një moment Xhaviti e ka hequr këpucën nga këmba dhe me ka gjuajtur duke me goditur në kokë nga e cila me shkaktuar lëndime trupore. Ka filluar të vijë në drejtim timin për të më sulmuar, dhe unë në vetëmbrojtje jam përleshur me të derisa na kanë ndarë njerëzit përreth”, tha ai./IndeksOnline/