75 Mall Live Search
10:01 / E Shtunë, 01 Nëntor 2025 / F.R

Djali i Ronaldos 15 vjeç, blen makinën e parë luksoze

Djali i legjendës së futbollit portugez Cristiano Ronaldo, Cristiano Ronaldo Jr., ka tërhequr vëmendjen e mediave botërore pasi ka blerë makinën e tij të parë, një Lamborghini Urus S të bardhë, me vlerë rreth 265 mijë euro. Edhe pse vetëm 15 vjeç, i riu nuk ka hezituar të ndajë me ndjekësit e tij në rrjetet sociale pamje të “bishës” së re që ka shtuar në koleksionin familjar të automjeteve luksoze.

Modeli Lamborghini Urus S është një nga SUV-të më të fuqishëm në treg, i pajisur me një motor V8 me turbo, që prodhon 650 kuaj fuqi. Me një peshë prej rreth 2.3 tonësh, makina arrin nga 0 në 100 km/orë për vetëm 3.5 sekondadhe mund të kapë shpejtësi deri në 305 km/orë.

Megjithatë, Cristiano Jr. duhet të presë disa vite për të shijuar vetë drejtimin e makinës. Në Arabinë Saudite, ku familja Ronaldo jeton aktualisht, mosha ligjore për marrjen e patentës është 18 vjeç, ndërsa në 17 vjeç mund të lëshohet një leje provizore me kushte të veçanta.

Deri atëherë, pritet që “mësuesi” i tij i parë në timon të jetë vetë Cristiano Ronaldo, i njohur për dashurinë e tij të hershme ndaj makinave sportive dhe koleksionin e tij mbresëlënës. Fansat janë të bindur se pasioni për shpejtësinë është tashmë trashëguar te gjenerata e re e familjes Ronaldo.