18:49 / E Hënë, 02 Dhjetor 2019 / indeksADMonline

Djali i Shaban Manajt kujton Rugovën: “I mbaj në kujtesë këshillat dhe fjalët e tij”

Djali i ish-veprimtarit Shaban Manaj, Shkëmb Manaj ka kujtuar presidentin historik të Kosovës,  Ibrahim Rugova në datën e lindjes së tij.

Manaj, tash deputet i LDK-së, tha se i mban mend fjalët dhe këshillat e të ndjerit, transmeton Indeksonline.

“Sot, në datën e lindjes së Tij të 75-të, e kujtuam Ibrahim Rugovën, Presidentin historik dhe arkitektin e Pavarësisë se vendit tonë.”

“I mbaj në kujtesë të përhershme, si thesar i çmuar, këshillat dhe fjalët e Tij nga takimet e shumta me mikun e ngushtë të babës dhe prijësin tonë historik. “, ka shkruar ai./Indeksonline/

Image may contain: 3 people, people standing, suit and indoor
Image may contain: 4 people, people standing and outdoor