14:12 / E Diele, 16 Qershor 2019 / indeksADMonline

Djali i Shkelzen Haradinajt i emocionuar: Po e ndjej se je krenar me mua

Djali i heroit Shkelzen Haradinaj, Luani, ka marrë pjesë në përurimin e shtatores së babait të tij në Pejë, përcjellë Indeksonline.

Përmes një postimi emocionues në Facebook, Luan Haradinaj, ka thënë se në kohën kur  po nderohet nga gjithë shqiptaria ëhstë duke u ndjerë më i madh se kurrë.

“Shkëlzen, e ndjej që po më mbanë në dorë sot.  Po m’i rreh shpatullat e po më thua “Jam krenar me ty”. Sot kur po të nderon e gjithë Shqiptaria dhe shtatorja jote po na bënë hije, sot ndjehem më i madh se kurrë.  Lavdi veprës tënde, përjetësisht me ne”, shkruan Haradinaj. /Indeksonline/