75 Mall Live Search
15:56 / E Diele, 01 Shtator 2019 / indeksADMonline

Djali i tyre feston ditëlindjen, kështu e urojnë David dhe Victoria Beckham

Victoria dhe David Beckham kanë publikuar një dedikim special për djalin e tyre të mesëm Romeo-n i cili feston ditëlindjen e tij të 17-të, transmeton Indeksonline.

Nëna krenare Victoria nxorri një fotografi interesante në ‘Snap’ të katër fëmijëve të saj – Romeo, Brooklyn, Cruz dhe Harper duke dedikuar një urim për Romeon.

“Gëzuar ditëlindjen Romeo, nuk mund të besoj se sot ke mbushur 17 vjeç! Jemi kaq krenarë për ty dhe të duam kaq shumë!” : Ka shkruar ajo.

Ajo gjithashtu publikoi një fotografi të Romeos me motrën e tij të vogël duke shkruar: “Të dua Romeo! Gëzuar ditëlindjen. Duaje Harper-in!

Gjithashtu edhe futbollisti David Beckham ju bashkëngjit urimeve për rastin e ditëlindjes së djalit të tij. /Indeksonline/