18:14 / E Premte, 19 Korrik 2019 / indeksADMonline

Djali i Ukshin Hotit për dorëheqjen e Haradinajt: Kushti i parë i drejtësisë është barazia

Djali i Ukshin Hotit, Andin Hoti ka reaguar në lidhje me dorëheqjen e Ramush Haradinajt, sipas Hotit kushti i parë i drejtësisë është barazia.

Ai tha se historia mund të rishkruhet mirëpo UÇK është dhe do të mbetet formacioni më i rëndësishëm ushtarak në Kosovë dhe në të gjithë shqiptarinë./Indeksonline/.

Ky është postimi i plotë i Andin Hotit:

Kushti i parë i drejtësisë është barazia.
Aty ku s’ka barazi – domosdoshmërisht lindë padrejtësia.

Historia mund të shkruhet e të rishkruhet; por një gjë nuk do të mund të ndryshohet asnjëherë; UÇK është dhe do të mbetet formacioni më i rëndësishëm ushtarak në Kosovë dhe në të gjithë shqiptarinë.

Fantazmat e së keqës të cilët e tundin kokën e mendjen kundër çlirimtarëve – pavarësisht triumfit momental, në fund do të ngjyrosen me faqen e zezë të historisë.