75 Mall Live Search
17:58 / E Mërkurë, 15 Prill 2020 / indeksADMonline

Djali i Vesa Lumës dhe Big Bastës, hapave të prindërve, dëshmon talentin në muzikë!

Dy këngëtarët e njohur, Vesa Luma dhe Big Basta, kanë treguar shpesh përmes postimeve se vëmendjen e tyre kryesore e ka vogëlushi Lian dhe ata i dedikojnë shumë kohë.

Edhe pse është akoma i vogël, Liani duket se është mjaft i apasionuar pas muzikës, sidomos pas ‘rap-it’.

Këtë e ka vërtetuar një video e publikuar nga Big Basta, ku Liani shfaqet duke bërë ‘freestyle’. Reperi nuk ka munduar ta fshehë krenarinë dhe lumturinë, duke pohuar se Liani e ka si traditë çdo mëngjes të kërkojë instrumentale, për të bërë ‘freestyle’.

Epo me dy prindër të talentuar, nuk kishte si të ndodhte ndryshe!