75 Mall Live Search
10:55 / E Premte, 30 Prill 2021 / OSH

Djali kërcënon nënën e motrën, pas tri ditësh dorëzohet në Polici

Rastet e dhunës dhe kërcënimeve brenda mureve të shtëpisë, tashmë janë bërë të përditshme në raportet policore, transmeton IndeksOnline.

Njësoj ka ndodhur edhe në një shtëpi në rrugën “Haki Stërmilli”, në          Ferizaj, ku në orët e vona të natës, nëna ka raportuar në polici se ishte kërcënuar nga djali i saj dhe se ai kishte kërcënuar edhe motrën e tij.

Siç njofton policia për shkak te sigurisë, viktima ishte detyruar që të largohet prej shtëpisë.

“I dyshuari ishte kërkuar nga policia , mirëpo pasi i kishte vërejtur policinë, kishte hedhur në tokë një thikë kuzhinë edhe ishte larguar . Më datë 29.04.2021, i dyshuari ishte paraqitur në polici lidhur me rastin. Me vendim të prokurorit, pas intervistimit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport.