Djali nga Gjakova i bën për spital nënën e babanë e tij

Policia e Kosovës ka njoftuar se gjatë ditës së djeshme ka arrestuar një person nga Gjakova, në orët e pasdites, pasi që ai ka ushtruar dhunë fizike dhe psikike ndaj dy prindërve të tij, nënës dhe babait.
Të dy nga ta kanë pranuar tretman mjekësor ndërsa ai pasi që është intervistuar nga prokurori i rastit është dërguar në mbajtje./IndeksOnline/