20:34 / E Enjte, 18 Tetor 2018

Djali që la të dashurën për një video-lojë, tregon arsyen e vërtetë!

Douglas Martin u shfaq nëpër lajme para disa muajsh, dhe tha se ishte ndarë nga e dashura, Yanet Garcia, një nga prezantueset e motit më seksi në botë, sepse pas pak javësh do të dilte versioni i ri i Call of Duty dhe ai donte të përqendrohej te loja.

Por pasi e tallën shumë veta për vendimin e çuditshëm, ai vendosi të rrëfejë se pse është ndarë në të vërtetë.

Sipas tij, ajo i kishte kërkuar një përqindje të fitimeve që merrte nga videot që hidhte në Youtube, pasi mendonte se ndjekësit i ishin shtuar vetëm prej asaj.

Kulmi, sipas Martin, kishte qenë kur ishte hedhur ideja që t’i blinte një makinë për dhuratë, me kushtin që të filmonin çastin e surprizës, për të marrë shumë klikime.

Pas këtij postimi, Yanet Garcia u përgjigj vetëm duke hedhur në Twitter dy foto të presidentit Obama e të gruas së tij, para se të bëhej president dhe pas.

Te postimi shkruhej:

“Besnikëria e gruas vërtetohet kur burri është i varfër. Besnikëria e burrit vërtetohet kur ai bëhet i pasur.”