75 Mall Live Search
22:01 / E Mërkurë, 13 Shkurt 2019 / indeksADMonline

Djali që më sulmoi seksualisht, është duke i thënë të dashurit tim se kam rënë dakord të kem seks me të

Një djalë më ka sulmuar mua seksualisht, por unë isha e frikësuar për t’i treguar të dashurit tim.

Tani ai është duke u përpjekur të shkatërrojë jetën time, duke i thënë të dashurit tim se unë kam shkuar tek ai dhe kemi pasur marrëdhënie seksuale.

Unë nuk i kam treguar të dashurit sepse mendoja se nuk do më besonte.

Unë dola të pija një pije me një shoqe e cila më bindi të takoheshim me dy djem që i njihte në shtëpinë e tyre.

Njëri nga ta mbante atë, ndërsa tjetri u mundua vazhdimisht me mua dhe unë e shtyva atë.

Ai më goditi në fytyrë dhe më në fund arrita të shkojë në shtëpi.

I dashuri im një ditë mori një mesazh nga ai duke thënë se kishim marrëdhënie seksuale.

I dashuri im është 22 vjec dhe unë jam 20. Ai është i zemëruar, dume më quajtur një mashtruese dhe gënjeshtare. Ai u prish me mua. Nuk i thash atij se cfarë ndodhi sepse frikësohesha se nuk do më besonte.

Përgjigje:

Djali e di se ai ju sulmoi juve dhe është duke u përpjekur për të ju diskredituar juve në mënyrë që të mbrojë veten.

Jam e shqetësuar se sa e lumtur do të jesh ndonjëherë me një njeri që më lehtë i besoi një djali të panjohur sesa juve.

Ju meritoni respektin e tij, por ai nuk e meriton dashurin tuaj./Indeksonline/