Djali rrah nënën në Prishtinë

Një femër në Prishtinë ka raportuar në polici se djali i saj i mitur, e kishte sulmuar fizikisht atë. I mituri i cili e kishte sulmuar nënën e tij, është larguar nga vendi i ngjarjes. Ndërsa njësitet policore janë në kërkim të tij.
“Ankuesja f/kosovare ka raportuar se i dyshuari kosovar djali i saj i mitur, e ka sulmuar fizikisht dhe është larguar nga vendi i ngjarjes. Njësitet policore janë në kërkim të dyshuarit, ndërkohë që është informuar edhe prokurori lidhur me rastin”, thuhet në raportin e policisë. /Indeksonline/