75 Mall Live Search
09:33 / E Enjte, 06 Korrik 2023 / S Z

Djali rrah nënën në Prizren

Një rast i dhunës në familje ka ndodhur në Prizren. Nëna ka raportuar në polici për djalin, i cili kishte ushtruar dhunë ndaj saj. Nëna e cila u sulmua nga djali i saj, ka pranuar tretman mjekësor.

“Viktima femër kosovare, ka raportuar se është sulmuar fizikisht nga djali i saj i dyshuari mashkull kosovar. Viktima ka pranuar tretman mjekësor. Rasti në procedurë hetimore”, thuhet në raportin e policisë./Indeksonline/