Djali ushtron dhunë ndaj nënës dhe motrës në Viti

Një grua ka raportuar në polici se djali i saj ka ushtruar dhunë psikike ndaj saj, dhe dhunë fizike ndaj motrës së tij.
Sipas viktimës, deri te ngjarja ka ardhur pas një mosmarrëveshje.
Policia njofton se ka kërkuar të dyshuarin, por nuk ka hasur në të.
Rasti është duke u hetuar.