75 Mall Live Search
20:33 / E Premte, 23 Shkurt 2024 / MSH

”Djalin ma kanë mbytë e hala po ma plasin zemrën”. Përplasje të ashpra në gjykimin për privimin nga jeta të 33-vjeçarit në Prishtinë

Në Gjykatën Themelore të Prishtinës gjatë ditës së sotme është mbajtur gjykimi rreth vrasjes së 33-vjeçarit Nehar Sahiti, në afërsi të lokacionit që njihet si “Kafet e vogla” në Prishtinë.

Por seanca ka kaluar me tensione në mes të palës së dëmtuar dhe të të akuzuarve, raporton Indeksonline.

Dëshminë e tij para trupit gjykues e ka dhënë njëri prej të akuzuarve.

Sipas aktakuzës, më 24 nëntor 2017, para kafenesë “Francisko” që gjendet në rrugën “Fehmi Agani” në Prishtinë, i akuzuari Arlind Ahmeti, në bazë të marrëveshjes paraprake me të akuzuarin tjetër, Agron Vllasaliu,  kanë privuar nga jeta tani të ndjerin Nehar Sahiti

Si dhe kanë rrezikuar jetën e tani të dëmtuarve, Behar Sahiti, Lumbardh Kukaj, Freskim Farizi, R. K. dhe Mërgim Kqiku.