Djalit i bie të fikët pasi u kanos me thikë nga babai
![](https://indeksonline.net/wp-content/uploads/2024/06/Policia-e-Kosoves-1.jpg)
Një rast i dhunës në familje është raportuar të martën në Mitrovicë.
Policia është njoftuar se një burrë e ka kanosur me thikë djalin e tij.
Si pasojë, këtij të fundit i ka rënë të fikët për shkak të frikës së përjetuar.
Viktima ka pranuar tretman mjekësor dhe lidhur me rastin është njoftuar prokurori, shkruan në raportin 24 orësh të policisë.