”Djalli” bëhet ”melaqe”, Arsenali fiton derbin ndaj Manchester United

Arsenali e ka fituar derbin e javës në Premierligë ndaj Manchester United.
”Topçinjët” shënuan fitore në ”Emirates Stadium”, me rezultat 2-0, shkruan IndeksOnline.
Pjesa e parë u mbyll me barazim 0-0, ndërsa Arsenali shënoi fal dy golave të shënuar në pjesën e dytë.
Jurrien Timber shënoi golin e parë me fanellën e Arsenalit që nga transferimi i tij në minutën e 54-të.
Fitore e ”Topçinjëve” e vulosi goli i Willam Salibas në minutën e 73-të.
Kjo ishte humbja e parë e Rubin Amorim si trajner i Manchester United, pas dy fitoreve dhe një barazimi.
Arsenali ndan vendin e dytë të tabelës me 28 pikë së bashku me Chelsean, shtatëmë pak se lideri, Liverpuli.
Në anën tjetër, Manchester United ka 19 pikë dhe renditet në vendin e 11-të./IndeksOnline/