75 Mall Live Search
15:13 / E Hënë, 21 Tetor 2019 / indeksADMonline

Një 11-vjeçar kaçanikas, që pastron ambientin

Quhet Rezman dhe vijon mësimet në klasën e  gjashtë në Ferizaj, por ajo që po bën ky djalosh është më shumë sesa për t’u vlerësuar.

Rezmani i vogël çdo ditë pas orarit mësimor shkon në vendin e quajtur te çeshmja (rruga Ferizaj- Glloboçicë) dhe e pastron vendin vullnetarisht nga mbeturinat shkruan indeksonline.

Përveç kulturë familjare, Rezmani ka kuptuar nga mësimet shkollore se sa i rëndësishëm është ambienti për një jetë më të mirë.

Foto: Alban Dragoshi