18:39 / E Hënë, 02 Mars 2020 / indeksADMonline

Djaloshi 13-vjeçar ka një dashuri të madhe për librat, fillojnë talljet me të

Një djalë 13-vjecar , mbeti “i shkatërruar” pasi u ngacmua nga masa, për dashurinë e tij për librat.

Callum Manning nga South Shield, Tyne dhe Wear, sapo ka filluar mësimin në një shkollë të re, shkruan Indeksonline.

Për të shkëmbyer librat e tij të preferuar me miqtë e tij, ai hapi një llogari në Instagram @cals_book_account.

Me këtë gjë fëmijët e tjerë u treguan të pamëshirshëm. Ata e shtuan Callumin në një grup, ku ai mund t’i shihte talljet që i bënin me të.

Kështu motra e tij e bëri një “tweet” në lidhje me këtë, dhe njerëzit filluan të reagojnë.

Ajo tha se nuk mund ta besonte se sa të tmerrshëm janë fëmijët, dhe tregoi sesi e shtuan në një grup vëllanë e tij, në mënyrë që ai ti shihte talljet që iu bënin.

Postimi i saj shkoi viral, ku mori më shumë se 178,000 pëlqime.

Callum përkundër talljeve të fëmijëve, mori shumë mbështetje nga njerëz të famshëm të cilët i uruan sukses./Indeksonline/