Djaloshi fatlum që Granit Xhaka ia dhuroi këpucët
Të shtunën mbrëma, Granit Xhaka së bashku me miqtë e tij luajti kundër Milot Rashicës me shokë.
Ylli i Arsenal luajti në vendlindjen e prindërve të tij duke mbushur stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, shkruan Indeksonline.
Interesimi për të dalë në fotografi ishte shumë i madh sa që nuk ishte e mundur të përballohej nga Xhaka.

Por një djalosh ishte fatlum që përveç fotografisë si kujtim do t’i mbaj edhe këpucët e Granitit.

Xhaka kishte vendosur që fanellën ta mbajë si kujtim, derisa vendosi që t’ia fal këpucët me të cilët shënoi edhe një gol në këtë ndeshje. /IndeksOnline/
