75 Mall Live Search
21:36 / E Martë, 21 Tetor 2025 / BA

Djaloshi i Barçës i dashuruar, Yamal ia dedikoi golin të dashurës së tij e cila ishte në tribuna

Ylli 18-vjeçar i Barcelonës, Lamine Yamal, po kalon një periudhë të artë – si në fushë ashtu edhe në jetën personale.

Në ndeshjen ndaj Olympiacosit në UEFA Champions League, talenti spanjoll shënoi një gol të bukur dhe ia dedikoi atë të dashurës së tij, Nicki Nicole, e cila ishte e pranishme në tribuna për ta mbështetur, shkruan IndeksOnline.

Yamal u pa duke dërguar një puthje drejt saj pas golit, një gjest romantik që menjëherë u bë viral në rrjete sociale.

Fansat e Barcelonës e kanë cilësuar si “të dashuruar kokë e këmbë”, ndërsa lidhja e tij po tërheq gjithnjë e më shumë vëmendje mediatike.