75 Mall Live Search
23:05 / E Enjte, 07 Gusht 2025 / Z S

Djaloshi nga Klina debuton ndaj Hajduk Splitit, reagon Munishi: S’ka bir nane si ti..

Futbollsti nga Klina, Hekuran Berisha sonte ka debutuar për Dinamo Tiranën në ndeshjen që skuadra nga Shqipëria zhvilloi kundër ekipit kroat Hajduk Split.

Lidhur me debutimin e tij ka reaguar edhe ish-trajneri i tij te skuadra e Dukagjnit, Ismet Munishi.

‘’Hajde urime  debutimi loqkaman !Bone super paraqitje.Nuk del bir none që e bon presingun si ti!Mi bone telashe Hajdukun!’’, ka shkruar Munishi në rrjetin e tij social në Facebook.

Berisha fillimisht karrierën si futbollistë e nisi në Dukagjnin e Klinës mirëpo më pas u transferua në Dinamon e Tiranës me kërkesë të trajneri Ilir Daja.

Berisha luan edhe për kombëtarën e Kosovës për kategorinë e U21./Indeksonline/