75 Mall Live Search
15:54 / E Enjte, 04 Shkurt 2021 / Blerim

Djaloshi që bëri bujë me ‘fanellën’ e Messit: Ai s’bëri asgjë për ne, talibanët na kërcënuan!

Historia e djalit nga Afganistani, Murtaza Ahmadi ka prekur shumë kë dhe ende nuk ka një fund të lumtur.

Murtaza Ahmadi kishte veshur fanellën e Messit të rregulluar me qese plastike, shkruan IndeksOnline.

Fotoja e tij bëri bujë të madhe atë kohë, dhe ai ishte takuar në Doha me Messin në një ndeshje miqësore mes Barcelonës dhe Al Ahly.

“Unë i thash atij se doja të qëndroja dhe të luaja me të. Ai më tha të shkoja me babanë tim, por unë nuk e kuptoja gjuhën e tij. Isha i lumtur atëherë”, ka thënë Murtaza.

Familja e djalit jetoi për një kohë të gjatë me shpresën se do ta merrnin atë azil në Spanjë, siç kishte bërë dikur Cristiano Ronaldo për Ziad Abdul, një djalë i ri nga Siria.

“Ne shkuam në Doha me shpresën se Messi do të bënte diçka për ne, por ai nuk bëri asgjë”, thotë babai i djaloshit.

Gjëja më e keqe është se pas kësaj, filloi një dramë e vërtetë familjare. Pas kthimit në Afganistan, vendasit filluan t’i kërcënonin ata, sepse menduan se kishin marrë para nga lojtari i Barcelonës, gjë që nuk është e vërtetë.

Kështu që djali u detyrua të ndryshojë shkollën dhe u zhvendos në Kabul. Sidoqoftë problemet nuk u larguan as aty, ata u kërcënuan nga talibanët.

Ata kërkonin Muratzin e vogël duke thënë se do ta bënin atë copa.

Para sulmit nga talibanët, ata u larguan dhe për shkak të nxitimit, babi i djaloshit harroi t’i merrte fanellën dhe topin e nënshkruar nga Lionel Messi./IndeksOnline/