09:15 / E Diele, 02 Shtator 2018 / indeksADMonline

Djaloshi që humbi 120 kilogram vetëm duke ecur dhe ndryshuar dietën

Një inxhinier 27 vjeçar nga Melbourne i Australisë ka treguar se si kishte humbur 120 kilogram brenda dy viteve.

Samuel Brereton, i cili kishte peshuar 184 kilogram, tregoj se ishte në depresion dhe jo i lumtur pas vdekjes së nënës së tij dhe se vetëm ushqimi e bënte të ndihej më rehat, transmeton Indeksonline.

“Vetëm ushqimi ma hiqte dhimbjen. Nuk kisha punë shkaku i peshës” tha Samuel

“Nuk bëja kurrë ushtrime ose të tentoja të bëja, shpesh merrja taksin që të më dërgonte në market që të blija ushqim”

Samuel tregoj se nuk ishte rritur me probleme të peshës por kur u bë adoleshent u bë dembel  dhe pas vdekjes se nënës së tij u bë më keq pasi që ajo kontrollonte mënyrën se si ai ushqehej.

Edhe pse kishte një dietë jo të shëndetshme, Samuelit nuk i interesonte për pëshën.

“Nuk më interesonte. Nuk vishja rroba normal dhe rrobat e mija shpesh ishin 7XXL, pra ishte e vështirë për mua që të blejë ndonjë rrobë. Më duket e pështirë për mua tani”

Duke e parë që po shkonte më keq, ai e ndërroj mënyrën e jetesës dhe dietën.  Fillojë të largonte ushqimet e shpejta dhe të bënte ushqim në shtëpi, të hante më shumë fruta, perime dhe të pinte më shumë ujë.

Ndryshimi i tij dramatik fillojë kur ai fillojë të numëronte kaloritë që kishin ushqimet dhe të ecte çdo ditë.   Ky ndryshim i ndihmojë atij të humbiste 120 kilogram për dy vite.

Tani Samuel ka 80 kilogram dhe është shprehur i lumtur me suksesin e tij./Indeksonline/