75 Mall Live Search
13:11 / E Diele, 01 Mars 2020 / indeksADMonline

Djaloshi shqiptar që në Amerikë po fiton imazhin e një reperi të suksesshëm

Reperi shqiptar, i cili argëton publikun amerikan, Donat Halimi ëndrrën e tij që kishte për muzikë, ka filluar ta bëjë realitet.

Halimi i cili njihet me emrin “Euro Many”, në një intervistë për KP, thotë se muzikën e ka dashur që prej kur ka qenë fëmijë dhe është rritur me gjeneratat e vjetra të muzikës së Nju Jorkut.

Halimi që Kosovën kishte lënë kur ishte shumë i vogël, gjatë kohës ë luftës, në SHBA ka filluar ta ketë imazhin e tij muzikor.

Halimi: Në qytet timin me njohin, kam imazh

 “Në qytet timin me njohin, kam imazh, sepse krejt njerëzit po kënaqen në klube me këngët e mia, po ka shumë energji. E kam një trend timin, e kam stilin tim, që nuk ia kopjoj akse, vet i shkruaj tekstet, vet i bëj këngët”, tha ai.

Ai thotë se i pëlqejnë të gjithë këngëtarët, pasi tek ai le përshtypje mënyra se si ndjehet kënga.

“ Mua me pëlqen gjithkush, vetëm mënyra se si ndjehet kënga. Ku je në veturë dëgjoj diçka ndryshe nga ajo kur je në klub. Për këngë dhe për tekst që kanë kuptim, dikush që shumë më pëlqen është MC Kresha. E për tjerë më pëlqen Ledri. Me pëlqejnë artistët që e kanë stilin e vet, e jo që e kopjojnë njëri-tjetrin”, tha ai.

Ai thotë se do të jetë i suksesshëm në tregun e muzikës, pasi e njeh mentalitetin e tij të punës.

Halimi: E di që e kam një talent timin

“E di që e kam një talent timin, moti kam repu, vet i shkruaj tekstet. Tani në telefon i kam 100 këngë të pa incizuar, janë 20 këngë të incizuar”, tha ai.