Dje dhe sot, kush është shoferi që s’njeh rreth as shenjë komunikacioni në Prishtinë

Pasditën e djeshme tek rruga “Shkupi” në Prishtinë është parë një shkelje flagrante e rregullave të komunikacionit.

Shoferi futet në anën e kundërt të rrethit duke bërë një devijim të paskrupullt në komunikacion.

Në vendin e njëjt dhe nga shoferi i njëjt është vërejtur sot shkelje e ngjashme e rregullave të trafikut.

Afër QKUK-së, shoferi futet në anën e kundërt të rrethrrotullimi duke bërë shkeljen e përsëritur të rregullave në trafik./Indeksonline/
