75 Mall Live Search
18:13 / E Shtunë, 06 Prill 2019 / indeksADMonline

Dje Distria – sot Rigoni , karateisti kosovar mposht në finale serbin

Nga e arta e Distrias në xhudo, në të artën e Rigonit në karate.

Sportistët kosovarë po vazhdojnë të korrin suksese në arenat ndërkombëtare.

Lajme tjetër i mirë vjen nga Kampionati i Mediteranit që po mbahet në Antalia të Turqisë.

Karateisti Rigon Baruti ka fituar medaljen e artë në kategorinë e kadetëve deri 75 kilogram.

Ai mposhti dy garues serb, madje njërin prej tyre në finale, për të siguruar medaljen e artë për Kosovën. /IndeksOnline/