14:43 / E Martë, 21 Prill 2020 / indeksADMonline

Dje e ekspozoi armën në malet e Sllakovcit, sot e arrestoi policia

Hetuesit policor në kuadër të Stacionit Policor në Vushtrri, në orët e paradites së sotme kanë identifikuar dhe arrestuar një person të dyshuar për armëmbajtje pa leje.

Arrestimi i të dyshuarit është bërë mbi dyshimet e arsyeshme të bazuara, se i dyshuari M. J., 33 vjeçar, dyshohej për posedim të armës, pasi i njëjti një ditë më parë ishte ekspozuar me armë në një zonë malore të fshatit Sllakovc të Vushtrrisë.

Në cilësi të provave materiale te i dyshuari është gjetur dhe sekuestruar një armë e gjatë dhe tre fishekë.

Ndërsa pas procedurave intervistuese me urdhër të prokurorit të rastit i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt, ndaj tije është iniciuar rast për vepër penale “mbajtje në pronësi, kontroll, posedim i paautorizuar i armës”./IndeksOnline/